Arrestohen 5 shqiptarë, shisnin 1 kg heroinë në ditë

Arrestohen 5 shqiptarë, shisnin 1 kg heroinë në ditë

19:11, 10/07/2020
A+ Aa A-

Pesë shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e shitjes së kokainës. Të arrestuarit dyshohet se kanë furnizuar sheshin e Terni me rreth 3 kg kokainë në më pak se dy javë.

Ata arrinin të blinin dhe paketojnë në bazën e tyre në një shtëpi me qira lëndën narkotike, duke shitur 1 kg kokainë brenda disa ditësh.

Hetimet nisën pas një arrestimi të kryer në mars të këtij viti gjatë një kontrolli normal, ku një shqiptari iu gjet rreth 500 gr kokainë e ndarë në doza dhe 14,000 euro para të gatshme.

Aktiviteti hetimor i koduar “Karantina” për shkak të periudhës kur u zhvillua, bëri të mundur zbulimin e 5 shqiptarëve, të cilën blinin drogën në Italinë veriore dhe më pas e transportuan në Collescipoli ku, brenda një shtëpie të marrë me qira posaçërisht, ata vazhduan të paketojnë dozat duke ‘ushqyer’ drejtpërdrejt tregun e Ternit, pa ndërprerje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco