'Kryeqyteti i virusit' po infekton gjithë vendin, shifrat e frikshme në rritje

'Kryeqyteti i virusit' po infekton gjithë vendin, shifrat e frikshme në rritje

11:32, 10/07/2020
A+ Aa A-

Kryeqyteti i vendit po shndërrohet me shpejtësi, në një vatër shpërthyese për infeksionin Covid-19. Është pikërisht kjo vatër që ka gati gjysmën e rasteve aktive dhe që në shumë raste bëhet shkas për përhapjen, edhe në rrethet e tjera të vendit. Kujtojmë se mjaft nga të infektuarit nëpër Shqipëri e kanë marrë virusin në kryeqytet gjatë shërbimeve në QSUT, apo nëpër institucione të tjera shtetërore.

Bëhet fjalë për 1318 personave aktive të infektuar me Covid-19 në gjithë territorin e vendit, nga të cilë 529 raste janë në Tiranë. Këto shifra i njoftoi sot Ministria e Shëndetësise, duke konfirmuar shndërrimin e kryeqytetit  në krye-vatër të koronavirusit në vend. 

Pas Tiranës vjen Shkodra, Kruja dhe Durrësi, ndërkohë që virusi ka marrë zgjerim të papritur edhe në rreth të tjera. 

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. ‘Mbajtja e maskës e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve'.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco