Goditet në Itali organizata italo-shqiptare, kapen 19 anëtarë dhe sasi e madhe droge

Goditet në Itali organizata italo-shqiptare, kapen 19 anëtarë dhe sasi e madhe droge

10:50, 10/07/2020
A+ Aa A-

Mediat italiane njoftojnë se pas një operacioni të gjerë është shkatërruar një bandë italo-shqiptare, e cila trafikonte dhe shpërndante sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Mësohet se policia italiane deri më tani ka arrestuar 17 persona, shumica e të cilëve shqiptarë.

Organizata vepronte në disa qytete italiane dhe për ta goditur atë në operacion morën pjesë rreth 150 efektivë policie, helikopterë dhe qenë anti-drogë. Drejtuesit grupit kriminal dyshohet se janë shqiptarë, por për arsye hetimi nuk jepen emra.

Sipas mediave italiane, organizata e kishte bazën në Montecatini, ndërsa vepronte në Pistoia, Prato, Firence, Luça, Forli, Venecia, Alessandria, Genova, Pescara, Pavia dhe Modena. Grupi kriminal shpërndante kokainë dhe kanabis. Hetimet për grupin kriminal zgjatën pothuajse një vit. Gjatë operacionit u sekuestrua lëndë narkotike me vlerë afro gjysmë milioni euro. Po sipas mediave italiane, droga shpërndahej përmes një sistemi të ngritur përmes mesazheve me kode të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco