Kufoma e gjetur në Durrës, Policia jep detaje

Kufoma e gjetur në Durrës, Policia jep detaje

10:01, 10/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë mëngjesit të sotshëm eshte gjetur nje kufomë pothuajse e dekompozuar në Durrës.

Sipas policise kufama eshte e paidentifikuar ende.

Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave, shkruan Syri.net.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë emigrant sirian ose afrikano-verior.

Paraprakisht mendohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco