COVID-19/ Raste të reja me koronavirus, mbyllet  Bashkia e Malsisë së Madhe

COVID-19/ Raste të reja me koronavirus, mbyllet Bashkia e Malsisë së Madhe

09:37, 10/07/2020
A+ Aa A-

Mbyllet deri të hënën bashkia Malësi e Madhe. Kjo pasi  dy punonjes kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ndërkohë që priten përgjigjet për 9 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa do të hapet serish ditën e henë të javës së ardhshme, shkruan Syri.net.

Deri me tani Malesia e Madhe kishte vetëm dy raste një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkite me pak të prekura. Numri i të prekurve tashmë shkon në 4 ndërsa priten pergjigjet për 9 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco