Makina rrokulliset poshtë urës, shpërthen në flakë, vdes tragjikisht 17-vjeçari Foto ilustruese

Makina rrokulliset poshtë urës, shpërthen në flakë, vdes tragjikisht 17-vjeçari

09:30, 10/07/2020
A+ Aa A-

Një 17-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, ndërsa aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit me kushtet dhe fushëpamjen e rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur poshtë urës, ku me pas makina është përfshirë nga zjarri.

“Në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco