Policia u nis për kanabis, i gjen një tufë me automatikë, kolonjarit

Policia u nis për kanabis, i gjen një tufë me automatikë, kolonjarit

08:37, 10/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Kolonjës dhe ajo e Korçës, që u nisën për një operacion antikanabis në fshatin Radovickë, të koduar me emrin e këtij fshati, kontrolluan shtëpinë e D.B, për të cilin kishin informacion se kultivonte bimë narkotike.

Por, përtej disa rrënjëve të kanabisit, zbulimi i policëve qe më i madh. 36-vjeçarit D.B iu zbuluan brenda në shtëpi, një tufë me automatikë: 3 kallashnikovë, 1 pushkë bashkë me 3 krehëra me fishekë.

Atij iu vunë menjëhërë prangat dhe iu komunikuan d yakuza: “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco