Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë bojërash dhe sfungjerësh në Zhupan të Fierit. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se zjarri ka rënë në fillim në magazinën e firmës dhe po vijon të përhapet masivisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.
Ene nuk janë të qarta shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Informacion paraprak
Fier
Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur "Azotiku", në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
© SYRI.net