Zjarr i madh në Zhupan të Fierit, digjet fabrika

Zjarr i madh në Zhupan të Fierit, digjet fabrika

13:45, 09/07/2020
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë bojërash dhe sfungjerësh në Zhupan të Fierit. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se zjarri ka rënë në fillim në magazinën e firmës dhe po vijon të përhapet masivisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Ene nuk janë të qarta shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Informacion paraprak

Fier

Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur "Azotiku", në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco