Dy persona në gjendje të rëndë nisen drejt Spitalit Infektiv

Dy persona në gjendje të rëndë nisen drejt Spitalit Infektiv

13:36, 09/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku epidemiolog nga Bulqiza, i cili rezultoi pozitiv dy ditë më parë me COVID-19, është nisur më urgjence drejt Spitalit Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mjeku rezultoi pozitiv dy ditë më parë, ndërkohë që sot u bë me dije se edhe 4 familjarë të tij kanë rezultuar të infektuar.

Sakaq një nga pesë rastet e bëra publike nga Minisitria e Shëndetësisë në qarkun e Gjirokastrës është edhe një person nga fshati Nivicë, i cili bëhet me dije se është në gjendje të rëndë.

Personi i infektuar më COVID-19 bëhet me dije se është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë Syri.net mëson se i infektuari në Nivicë është një studente 22-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i personave të shtruar në spital, i cili ka shkuar në 84. 6 pacientë janë të intubuar. Po ashtu 11 pacientë janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

antidiktature09/07/2020 15:30

Ke te drejte qytetar kur shkruan "Në shumë vende edhe të pasura të botës , janë pare shoqata bamirëse që shpërndajnë edhe rrugëve maska gratis për qytetarët.", por harron nje fakt, ne keto vende nuk po behet rruga Milot-Fier...

qytetar09/07/2020 14:56

Nuk u skjarua në opinionin publik asnjëhere se sa "të shëruar" nga numuri i përgjithshëm i të infektuarve kanë qenë fare asimptomatikë, pra normalë e jo të sëmurë, e sa prej tyre ishin me simptoma e të testuar si të infektuar, e mandej dolën negativ, të shëruar.. Mandej kur përmendet numuri i testimeve që janë bërë në një ditë, a janë të gjitha këto teste të reja, apo në këtë numur përfshihen një apo dy teste të tjera që ju bëhen pas dy-tre javësh të infektuarve me testin e parë ? Nuk është fjala këtu për "kuriozitet" , por për të krijuar një ide sa më të saktë tek qytetarët për nivelin e gjendjen e përhapjes së epidemisë. Mungesa e transparencës qoftë edhe për këto detaje, bëhet shkak që qytetarët të mos i besojnë Komitetit të Rakaçollit që bën thirrje për tu mbrojtur me maska. Komiteti paska vendosur që përdorimi i maskave, të bëhet i detyrueshëm për të gjithë. Shumë mirë kanë bërë me këtë. Por sa është mundësia e pajisjes me maska për gjithë popullsinë në Shqipëri ? Maska në kushtet e pandemisë së rrezikëshme e që ka të bëjë me jetën, më duket shumë më e domosdoshme se ca ushqime që ju dërgohen dhuratë gratis një herë në muaj qytetarëve të varfër. Nga qeveria nuk është bërë e ditur se sa maska janë siguruar qoftë edhe duke lidhur kontrata me disa fazoneri robaqepsishë , apo duke shpërndarë falas. në familje të varfëra një numur të konsiderueshëm maskash çdo javë. Në shumë vende edhe të pasura të botës , janë pare shoqata bamirëse që shpërndajnë edhe rrugëve maska gratis për qytetarët.

Shto koment

Denonco