Alarm në Berat: Infeksione në DSHP, infermieri e fasoneri

Alarm në Berat: Infeksione në DSHP, infermieri e fasoneri

11:17, 09/07/2020

Rastet pozitivë me Covid-19 po vijojnë të jenë çdo ditë prezent në qarkun e Beratit, ku vetëm sot janë regjistruar 4 raste të prekurish.

Edhe pse kemi një të shëruar në dy javët e fundit, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Berat ka shkuar në 24. Vetëm dy prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara dje brenda institucionit të DSHP-së Berat, ndërkohë që 2 rastet e tjera janë raste të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë sërish 2 punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat që mendohet se janë infektuar nga rastet e djeshme që rezultuan pozitivë në këtë drejtori.

E infektuar ka dalë edhe një infermiere nga Ura-Vajgurore, e cila punon në një qendër shëndetësore në këtë bashki.

Covid-19 është rikthyer sërish edhe në fasoneritë e qytetit të Beratit ku një punëtore ka rezultuar sot pozitive.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 32 tamponë,ndërkohë që po vijohet edhe sot me marrjen e tamponeve në stafin e Qendrës Shëndetësore në Urë-Vajgurore dhe në fasonerinë në Berat, ku rezultuan rastet e prekura me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco