Infektohen mjekët dhe një fëmijë në Elbasan, pozitiv edhe familjarët e ...

Infektohen mjekët dhe një fëmijë në Elbasan, pozitiv edhe familjarët e ...

10:59, 09/07/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi vazhdon të përhapjet me shpejtësi në qytetet të ndryshme të vendit. Në të gjithë Shqipërinë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar sot 82 raste të reja në 24 orë.

Pesë raste të reja janë shënuar në qytetin e Elbasanit, ku pas mbylljes së pavijonit të Gjinekologjisë, COVID-19 është përhapur dhe tek bluzat e bardha, por ka prekur gjithashtu dhe një fëmijë.

Mesohet se ndër rastet e reja është ai i infektimit të një mjeku reanimator, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19.

Fatkeqësisht veç mjekut kanë rezultuar të prekur edhe familjarët e tij. Pozitiv ndaj testit kanë rezultuar dhe bashkëshortja dhe vajza e mjekut në Elbasan.

Dyshohet se infektimi i mjekut ka ardhur si rezultat i kontaktit që ka patur me maminë e repartit gjinekologjik, ku disa ditë më parë u infektuan dy punonjëse të këtij pavijoni.

Po ashtu ndër rastet e konfirmuara ditën e sotme rezulton të jetë dhe një mjek pediatër, për të cilin ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i prekjes nga COVID-19.

Ndërkohë që raportohet se mes të prekurve është dhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ridhjeresi09/07/2020 11:51

Nuk dergojme njeri! Partija nuk pranon me shume se 82 raste ne dite - aty te rrine!

Rilindori09/07/2020 11:12

Shifni se ne berat eshte bere kerdia.Ura vajgurore jan me simptoma nje lagje e gjithe.Infermierja e klinikes se lagjes e infektuar me covid dhe dhjetera banore qe nuk i bejne tamponin.dergoni gazetaret atje

Shto koment

Denonco