Situatë serioze tek Infektivi: 11 në terapi intensive, 6 në intubim

Situatë serioze tek Infektivi: 11 në terapi intensive, 6 në intubim

10:42, 09/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot përsëri se vazhdon situata e rëndë në Spitalin Infektiv, pas zbulimit të 82 të infektuarve të tjerë ditën e sotme.

"Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde," tha znj. Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

"Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës".

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, sipas qarqeve, paraqitet:

Tiranë 509

Durrës 215

Shkodër 173

Vlorë 116

Lezhë 64

Fier 41

Elbasan 33

Korçë 32

Kukës 32

Berat 24

Gjirokastër 17

Dibër 17

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco