EMRAT/ ‘Prostitucion dhe vjedhje me dhunë’, OFL dërgon formularin tre personave në Tiranë

EMRAT/ ‘Prostitucion dhe vjedhje me dhunë’, OFL dërgon formularin tre personave në Tiranë

10:34, 09/07/2020
A+ Aa A-

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe tre shtetasve të tjerë gjatë ditës së sotme.

Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

Oltjan Maxhari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

Njoftimi:

OFL, 9 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Ç. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

O. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

S. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco