Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

10 milionë lekë gjobë administratorit të firmës së ndërtimit

10 milionë lekë gjobë administratorit të firmës së ndërtimit

10:24, 09/07/2020
A+ Aa A-

Procedohet nga policia administratori i një firme private i cili shfrytëzonte shtratin e lumit Vjosa duke marrë inerte në mënyrë jo të ligjshme.

Ai akuzohet për 2 vepra penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Personi me iniciale K.K 48 vjec është gjobitur edhe nga IKMT me masë administrative prej 1.000.000 lekë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Procedohet nga Policia administratori i një shoqërie ndërtimi, për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjithashtu gjobitet nga IKMT-ja, me masën administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. K., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas, me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi.

Gjithashtu, IKMT e ka ndëshkuar këtë subjekt me masë administrative 1.000.000 lekë, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco