E dashura e Mastershefit grek bllokohet në kufirin shqiptaro - grek: Ç'aventurë në Shqipëri!

E dashura e Mastershefit grek bllokohet në kufirin shqiptaro - grek: Ç'aventurë në Shqipëri!

09:45, 09/07/2020
A+ Aa A-

"E vetmja mundësi tjetër ishte të ktheheshim mbrapsht në Shqipëri, pastaj në Mal të Zi, Serbi për në Bullgari. Mirëpo ndërsa qëndronin duke pritur në kufi, mësuam diçka tjetër. Kufijtë e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur, Kosova është e mbyllur, Bullgaria po mbyllet së shpejti dhe ju duhet të mërrni tragetin për në Itali!"

E dashura e George Laskaridis, pjesëmarrësit të famshëm të  MasterChef në Greqi, është një adhuruese e udhëtimeve dhe aventurave. Bukuroshja Lotus Vrijma, që është shumë aktive në rrjetet sociale, ua tregoi miqve në internet aventurën e saj, njoftojnë mediat greke.

Siç e tregon vet, është bllokuar në kufirin shqiptaro-grek dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo nuk mund të hyjë në Greqi.  Në postimin e saj të gjatë në Instagram, ajo përshkruan përvojën e saj në kufi.

Lotus Vrijma shkruan:

"Unë kam prirjen të tregoj atë që më ka mrekulluar gjatë udhëtimeve.

POR!Unë kam udhëtuar nëpër tërë botën dhe kam qenë në situata të çmendura dhe gjithashtu të rrezikshme dhe me të vërtetë që është shumë e rëndësishme të dëgjosh dhe të dish për këto gjëra.

Do të doja vetëm t’i frymëzoja të tjerët për të udhëtuar, por është gjithashtu detyra ime edhe të  informoj njerëzit për udhëtimet.

Po bëja një udhëtim të mrekullueshëm me mamanë time.

Duke kaluar nëpër aq shumë vende, duke u hedhur nga furgoni në Kroaci, drejt e në det.

Fjetur nëpër kampingje të dashura, kalova nëpër male. Kudo qemë shumë të mirëpritur … dhe më pas e ngamë makinën nëpër Shqipëri për të kaluar kufirin me Greqinë, destinacioni ynë përfundimtar ..

Dhe atëherë u refuzuam në kufi.

Neve nuk na lejuan që të hynim në Greqi prej aty.

Nuk e dinim këtë dhe pashë që edhe qytetarë të tjerë të BE-së refuzoheshin.

Përfunduam duke qëndruar në kufi për më shumë se 48 orë.

Telefonova në të gjithë ambasadën dhe kudo, sepse ne kemi dokumentet që duhet të ishin të vlefshme për të kaluar,  por asnjë nuk  e dinte se çfarë të bënte saktësisht.

E vetmja mundësi tjetër ishte të ktheheshim mbrapsht në Shqipëri, pastaj në Mal të Zi, Serbi për në Bullgari.

Mirëpo ndërsa qëndronin duke pritur në kufi, mësuam diçka tjetër.

Kufijtë e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur, Kosova është e mbyllur, Bullgaria po mbyllet së shpejti dhe ju duhet të mërrni tragetin për në Itali!

Përfunduam në një situatë duke mos ditur fare se çfarë të bëjmë më dhe thjesht prisnim që ambasada të na telefononte.

Mendoj se ishte një nga përvojat më të tmerrshme të udhëtimit që kam pasur deri më tani.

Po në fund, situata nuk qe edhe aq e keqe.

Por të mos dish se çfarë të bësh dhe të zbulosh që edhe autoritetet zyrtare tani nuk e kanë idenë, të jep një ndjenjë që je pa mbrojtje dhe e pasigurt.

Të udhëtosh në kohërave ekstreme,  përfundimisht është ca më sfiduese.

Dhe është shumë e rëndësishme të informoheni sa më shumë që të mundeni përpara nisjes.

Ju po rrezikoni sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe çdo shtet mund t’i ndryshojë politikat e tij gjatë natës.

Tani më në fund u ktheva mbrapsht në Shqipëri. Dhe Shqipëria ka qenë dhurata dhe surpriza më e madhe.

Tani, më tregoni ju nëse keni pasur ndonjë përvojë duke udhëtuar gjatë kësaj kohe të koronavirusit.”

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sy e veshe09/07/2020 10:28

Bukuroshja Vrima.... pfffff ka nja nje muaj pa u lare Ma va a fare in culo...

Shto koment

Denonco