Dy arrestime në Durrës, dhe 4 procedime penale, ja akuzat

Dy arrestime në Durrës, dhe 4 procedime penale, ja akuzat

08:15, 09/07/2020
A+ Aa A-

Nga policia e Durrësit janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Ndërkohë që bëhet e ditur që janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi "Pranvera", duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

---

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip "Lonxa", pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco