‘Kërkon nivel të lartë inteligjence …’/ Mjekja psikiatre: Çfarë i shtyu nënë e bijë të vetëflijoheshin

‘Kërkon nivel të lartë inteligjence …’/ Mjekja psikiatre: Çfarë i shtyu nënë e bijë të vetëflijoheshin

22:48, 08/07/2020

Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, foli në emisionin “Real Story”, në Neës24, për tragjedinë në Kombinat që ka tronditur mbarë opinionin publik, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, pasi ishin vetëflijuar duke besuar te ringjalla.

Mjekja Rreli tha se në familjen Josifi diçka ka funksionuar keq, ndërsa shtoi se tragjedia lidhet me problemet e psikozës, që në gjuhën e psikanalistëve njihet edhe si ‘çmenduri familjare’.

Pyetje: Cila ishte brava ku u fut ky virus vdekjeprurës në familjen Josifi?

Psikiatrja Arjan Rreli: Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘cmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjence.

Në përgjithësi problemet me psikozën, ose crregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na cudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithcka tregon se ishte një psikozë brenda familjes. Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco