Sekuestrohen 54 mln paund pasuri/ Kush janë 6 shqiptarët e rrjetit sekret mafioz më të madh në Europë

Sekuestrohen 54 mln paund pasuri/ Kush janë 6 shqiptarët e rrjetit sekret mafioz më të madh në Europë

18:33, 08/07/2020
A+ Aa A-

Policia britanike në bashkëpunim me atë franceze dhe belge ka kryer qindra arrestime, midis të cilëve edhe 6 shqiptarë, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale në Britaninë e Madhe.

Policia ndërhyri në serverat e EncroChat, një nga rrjetet sekrete më të mëdha në botë të krimit të organizuar me rreth 60 mijë anëtarë.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët, Alsi Vata, 24 vjeç, Begin Pupla, Alex Kukaj, Agron Kukaj, Besim Hoxhaj dhe Julian Agalliu, shumica banues në Londër.

Këta të fundit akuzohen për shitje të lëndëve narkotike si kokainë apo hashash si dhe për trafik armësh.

Policia ka sekuestruar rreth 54 mln paund pasuri si dhe ka arrestuar 746 persona, pasi oficerët francezë depërtuan në sistemin EncroChat në prill.

Alsi Vata, 24 vjeç, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit të enjten në mëngjes, ndërsa ai la një apartament në Soho. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Leeds më 17 korrik.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit “Venetic”, i cili kishte në shënjestër platformën e koduar EncroChat.

Peter Stevens, Komandanti i Degës në NCA, tha: “Është e pamohueshme niveli i dhunës dhe shfrytëzimit që janë të lidhura me droga dhe armë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Trajtimi i rrjeteve që fshihen pas këtij lloji të kriminalitetit është përparësi për NCA dhe Operacioni Venetic është përparimi ynë më domethënës në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar”.

                                                                         

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco