Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Vjedha e pasaportave’, mediat greke zbardhin arsyen e shkarkimi të Ambasadores shqiptare

‘Vjedha e pasaportave’, mediat greke zbardhin arsyen e shkarkimi të Ambasadores shqiptare

15:33, 08/07/2020
A+ Aa A-

Një nga mediat greke më të njohura në Greqi, ProtoThema ia faturon shkarkimin nga posti si ambasadore të Shqipërisë, Ardiana Hobdarit pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të ProtoThema, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

Asaj kohe, Gjikuria u shkarkua kurse Hobdarit iu vendos masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja sepse është shkarkuar dhe Hobdari.

PJESË NGA ARTIKULLI I PROTOTHEMA-S

Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “./bw/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ku ka si tirona08/07/2020 16:27

Mullar?! Është bërë M-pallat 12 katësh e marrshin të gjithë nga një hyrje - thuaj!

Fieri08/07/2020 15:51

O edo tu be m... i mullar qe lyfshi nockat te gjith

Shto koment

Denonco