EMRI/ Shqiptari rrezikon 7 vjet burg si anëtar i bandës së grabitjeve

EMRI/ Shqiptari rrezikon 7 vjet burg si anëtar i bandës së grabitjeve

12:32, 08/07/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Bergamos ka kërkuar shtatë vjet burg për një shtetas shqiptar, me emrin Gazmend Prenga, i cili akuzohet si anëtar i një bande që ka kryer grabitje të shumta, zhvatje e kërcënime.

Prenga akuzohet si pjesëmarrës në grabitjen e një zinxhiri diamantesh të cilin ia mori njërit prej paditësve dhe dëshmitarëve në proces, Ferdinando Buonavoglia.

Incidenti ka ndodhur më 3 nëntor 2016, ditë në të cilën Buonavoglia bëri edhe denoncimin kundër bandës, e cila i zhvaste para prej kohësh përmes kërcënimeve.

Avokatët e Prengës, Andrea Pezzotta e Nicola Stoço, kundërshtuan kërkesën e prokurorit, duke provuar me dokumente se shqiptari kishte hyrë në Itali vetëm në fund të tetorit 2016.

‘Kur grupi nisi aktivitetin ai nuk ka qenë fare këtu’, tha Pezzota, duke kërkuar rrëzimin e akuzës për pjesëmarrje në grup kriminal. Avokati foli edhe për grabitjen e zinxhirit, për të cilën Buonavoglia pretendon se Prenga e kërcënoi me pistoletë, por në pamjet filmike të skenës nuk duken armë.

Prenga ka qenë i pranishëm edhe në grabitjen e një ofiçine nga ana e kreut të bandës, i cili ua mori me shantazhe dy vëllezërve pasi iu hyri në pjesë, por avokatët thonë se shqiptari thjesht punonte në ofiçinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco