Dhjetë metra larg, shih si policët verifikojnë të sëmurët me koronavirus nëpër shtëpi

Dhjetë metra larg, shih si policët verifikojnë të sëmurët me koronavirus nëpër shtëpi

11:36, 08/07/2020
A+ Aa A-

Policia ka lëshuar patrullat e saj në terren në të gjithë vendin për të verifikuar a qendrojnë në banesa, të sëmurët me COVID-19, që ndiqen nga mjekët e familjes.

Policia publikoi pamjet e saj nga Shkodra sot, ku shihen policët që thërrasin nga përtej portës, pa iu afruar shumë, pacientëve.

"Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, - njoftoi Policia. - Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja.

Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco