Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ Gruaja gjen të pajetë në garazh bashkëshortin 35-vjeçar

EMRI/ Gruaja gjen të pajetë në garazh bashkëshortin 35-vjeçar

10:54, 08/07/2020
A+ Aa A-

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali.

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në Romë, brenda garazhit të shtëpisë së tyre. Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku, ndërsa ngjarja u regjistrua sot rreth orës 03:15.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo që ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh, kishte mbyllur derën nga brenda dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj për të dalë nga aty.

Pasi hapën derën me forcë, policia gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë 35-vjeçarin. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por paraprakisht dyshohet se e ka shkaktuar një mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco