HARTA/ Virusi jashtë kontrollit: Pak testime, virusi shpërndahet kudo

HARTA/ Virusi jashtë kontrollit: Pak testime, virusi shpërndahet kudo

10:51, 08/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 2 viktima në 24 orët e fundit dhe 68 raste të reja me koronavirus.

Por ky numër i lartë del nga një numër shumë i ulët testimesh, vetëm 397 të tilla. Shto këtu faktin se testohet shumë pak popullata, por kryesisht bluzat e bardha dhe institucionet, atëherë e kupton se situata është jashtë kontrollit.

Nga ana tjetër, shtrirja gjeografike është e plotë në çdo qytet.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjakë dhe Lushnje. Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës,” deklaron MSH.

Edhe 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima: një 58 dhe një 59-vjeçare nga Tirana.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 488

Durrës 222

Shkodër 161

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 42

Korçë 31

Elbasan 28

Kukës 28

Berat 20

Gjirokastër 15

Dibër 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco