Rëndohet situata te Infektivi: 83 të shtruar dhe 4 të intubuar

Rëndohet situata te Infektivi: 83 të shtruar dhe 4 të intubuar

10:39, 08/07/2020
A+ Aa A-

Dy paciente kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit te Spitali Infektiv, duke e çuar në 83 numrin e viktimave në vend që nga fillimi i pandemisë.

"Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave," deklaroi MSH.

Ministria e Shëndentësisë konfirmoi sot 68 raste të reja me Covid-19. Sipas MSH, situata te Infektivi po rëndohet.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar”- tha sot, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco