Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dy ish-të burgosur nga Lezha kapen në Pogradec me klandestinë, 'biletë' nga 900 euro secilit

Dy ish-të burgosur nga Lezha kapen në Pogradec me klandestinë, 'biletë' nga 900 euro secilit

08:20, 08/07/2020
A+ Aa A-

Dy ish-të burgosur nga Lezha janë arrestuar në Pogradec, gjatë një aktiviteti të ri kriminal: transportimin e klandestinëve kundër pagesës 900 euro, për t’i kaluar tranzit nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Dy ish-të dënuarit dhe një mik i tyre u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në aksin Pogradec - Qafë Thanë  të cilëve u kishin marrë nga 900 euro për t’i sjellë fillimisht në Tiranë.

Policia e Korçës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë e Pogradecit, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e transportimit të klandestinëve kundrej pagesës.

Policia arrestoi:

K.N, 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, i dënuar më parë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

G.Gj, 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë.

R. M, 30 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ata janë kapur në aksin rrugor Pogradec - Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se K.N. e drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të falsifikuar, e cila iu sekuestrua.

Dosjet e tyre i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco