Nuk i bëjnë tamponin/ 28 vjeçarja tregon kalvarin që po kalon prej disa javësh

Nuk i bëjnë tamponin/ 28 vjeçarja tregon kalvarin që po kalon prej disa javësh

20:49, 07/07/2020

Në redaksinë e Euronews Albania kanë mbërritur denoncime nga qytetarë për refuzim të realizimit të tamponit nga institucionet përkatëse, ndonëse kanë simptomat tipike të COVID-19.

Një 29-vjeçare, e cila kërkoi të mos identifikohet ka rrëfyer se ka rreth dy javë që pret epidemiologët për marrjen e tamponit, pasi Urgjenca Kombëtare e ka referuar emrin e saj për kryerjen e testit.

Gjatë intervistës me Euroneës Albania, 29-vjeçarja kontaktoi Emergjencën Kombëtare 127 dhe i kujtoi se pret që prej datës 26 qershor që të kryejë testin, ndërsa i është marrë emri për tamponim, por nuk mori ende një zgjidhje.

“Mbi 2 javë gati filluan shenjat e para të temperaturës, ata të punës më thanë që të shkoja në shtëpi. Në datë 24 qershor kam marrë në telefon për herë të parë 127, ata më thanë se nëse shfaq edhe shenja të tjera të marr përsëri. Më pas më filloi edhe një simptomë tjetër, edhe me datë 26 më morën emrin dhe më vendosën në listë për tamponim dhe thanë që të pres 48 orë. Pas 48 orësh askush nuk u bë i gjallë,” tregon e reja.

Ajo thotë se ka pritur me ankth të zbulojë nëse është prekur apo jo nga coronavirusi.

Thirrjet ndaj urgjencës mjekësore 127 kanë qenë të vazhdueshme për Anën.

Megjithatë përgjigjja e mbetet po e njëjtë: “Do i dërgojmë edhe një herë një rikujtesë ekipit të ISHP që duhet të merren me tamponin, po duhet të marrin vetë ata."

Ana e mbetur në pritje të ardhjes së epidemiologëve për marrjen e tamponit është në izolim prej ditësh, ndërsa temperatura nuk i ka ikur ende.

 “Që nga ajo ditë kam temperaturë konstante, nuk ka ndryshuar, kështu që nuk ka pasur përmirësim. Temperatura rri gjatë gjithë kohës 37 deri në 37.4,” rrëfen Ana për Euroneës Albania.

Mbetja pezull për të zbuluar të vërtetën e shëndetit të saj, sipas 29-vjeçares jo vetëm e ka mbyllur në shtëpi pa një trajtim të duhur shëndetësor, por i ka ndikuar gjithashtu në vendin e punës.

“Ata të punës janë përgjegjës edhe për persona të tjerë të cilët punojnë atje, kështu që në momentin që do marr një përgjigje do të rikthehem. Por situata nuk është e favorshme për shkak të temperaturës,” thotë denoncuesja.

“Të jesh në shtëpi 24 orë rresht nuk është pozitive për shëndetin,” shprehet ajo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco