Trafikuan persona drejt SHBA dhe Anglisë, 73 vite burg për 7 anëtarët e grupit kriminal

Trafikuan persona drejt SHBA dhe Anglisë, 73 vite burg për 7 anëtarët e grupit kriminal

18:11, 07/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 7 anëtarë të grupit kriminal i cili trafikonte në mënyrë të paligjshme persona drejt SHBA-ve dhe Anglisë për shumë deri në 12 mijë euro, me pasaporta apo viza false.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni janë dënuar me nga 11 vite burg, kurse 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali me nga 10 vite burg.

Në total ky grup është dënuar sot me 73 vite burg teksa disa prej të përfshirëve u liruan më parë nga Gjykata. Por ata do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër ku falsifikoheshin pasaportat dhe vizat apo kartat ID.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco