‘Më jep eurot ose ...’/ Vajza e re arrestohet për kërcënim

‘Më jep eurot ose ...’/ Vajza e re arrestohet për kërcënim

13:55, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një vajze e re është arrestuar në flagrancë në Tiranë.

Policia ne informacion zyrtar që jep, bën me dije se E. R., 25 vjeçe ne mënyrë sistematike ka kanosur 54-vjeçarin me inicialet H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Mbi vajzën tashmë rëndon akuza e ‘Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco