VIDEO/ Rrezikon të mbytet një person te Liqeni i Tiranës, të rinjtë futen dhe e ...

VIDEO/ Rrezikon të mbytet një person te Liqeni i Tiranës, të rinjtë futen dhe e ...

13:44, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një person ka rrezikuar jetën te Liqeni Artificial i Tiranës. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste më parë. MAPO siguron video nga momenti i ngjarjes.

Ka qenë një burrë rreth të 50-ve i cili është futur në ujë për t’u freskuar, por e ka pasur të pamundur për të dalë për shkak të llucës.

Në ndihmë të tij kanë ardhur menjëherë disa të rinj, të cilët e kanë nxjerrë në breg të liqenit.

Burri është dërguar më pas në drejtim të spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco