Shoqja e ngushtë rrëfen bisedën e fundit me Blerta Josifin

Shoqja e ngushtë rrëfen bisedën e fundit me Blerta Josifin

13:08, 07/07/2020
A+ Aa A-

Etleva Kreci, shoqja e Blerta Josifit, e cila ka ndarë 8 vite shkollë me të, bashkë me vitet e gjimnazit, tregon se ajo ka qenë një vajzë plot ëndrra, ambicie për jetën dhe e mbushur me energji pozitive.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ajo tregon për takimin  e fundit me dy motrat, 6 vite më parë, në qytetin e tyre të lindjes në Përmet, gjatë të cilës ajo kanë qenë të qeta dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem.

‘Takimi im i fundit ka qenë 6 vite para në Përmet, kemi pirë një kafe me të dy motrat, më tregoi se ishte sistemuar, se ishte inxhiniere në një kompani celulare, Anisa kishte përfunduar studimet, ishin me energji shumë pozitive’- tregon ajo.

Shoqja e Blertës, ndalet edhe në tragjedinë që u ndodhi atyre si familje, kur iu vetëvra babai.

‘Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qenë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit.

Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat. Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi.

Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë’- shton më tej ajo.

Pyetur nëse ne atë takim kane folur për besimin, shoqja e gjimnazit thotë se besimi nuk ka qene fare çështje bisede mes tyre.

‘Nuk vura re asgjë fare, asnjë shqetësim, besimi nuk ka qenë temë e jona e bisedave, më tepër folëm për faktin që ishin integruar në Tiranë, si ishin sistemuar’- thotë ajo. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco