Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit

Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit

13:05, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 32-vjeçar tentoi të vriste një karabinier, teksa i drejtoi pistoletën në kokë gjatë ndjekjes.

Shqiptari po përpiqej të largohej teksa po dilte nga një garazh në rrugën Circonvallazione në Sassuolo, në të cilin kishte krijuar një qendër për përgatitjen dhe shitjen e dozave të kokainës, në sasi të mëdha.

Për t’i shpëtuar karabinierit që e ndiqte nga afër, 32-vjeçari i drejtoi armën në fytyrë, por ushtaraku u tregua i shkathët, duke u shmangur në kohë e duke i bllokuar dorën me të cilën mbante pistoletën, ndërkohë që menjëherë ndërhynë edhe tre të tjerë që arrestuan në vend shqiptarin.

Pavarësisht shitjes së dozave të kokainës, shqiptari nuk konsiderohet si shpërndarës i thjeshtë, pasi sasia e madhe që kishte në çantën e shpinës, 3.2 kile kokainë, me vlerë mbi një milion euro në treg, e fut në kategorinë e trafikantëve.

‘Pistoleta ishte e mbushur dhe gati për t’u shkrepur’, tha në një konferencë për shtyp komandanti i kompanisë së karabinierëve të Sassuolos. ‘Personi ishte i vendosur, me dorën e majtë tentoi ta godiste me grusht dhe njëherazi me të djathtën nxori nga pantallonat pistoletën me fishek në fole dhe ia drejtoi në fytyrë brigadierit, gati për të shtirë. Për të është shtuar edhe akuza e vrasjes së mbetur në tentativë’.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shqiptari ishte person me precedentë të shumtë penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco