EMRI/ Bie nga karroca me rrota, gjen vdekjen 62-vjeçarja

EMRI/ Bie nga karroca me rrota, gjen vdekjen 62-vjeçarja

12:55, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një 62-vjeçare me aftësi të kufizuara nga qyteti i Kuçovës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në banesën e saj. Viktima quhet Beruze Bejdo. Bejdo kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe gjeti vdekjen pas mbërritjes në Spitalin e Beratit.

Mësohet se gruaja, e cila prej vitesh jetonte në një karrocë me rrota, është nxjerrë nga familjarët për të marrë ajër të pastër në ballkonin e banesës private në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.

Por e vetme në ballkon dhe në përpjekje për të rrotulluar karrocën, ajo ka rënë poshtë nga një lartësi 1-metër.

Pas kësaj, familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por gruaja nuk mundi dot të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në kokë gjatë përplasjes.

Mjekët e spitalit të Beratit kanë konfirmuar se 62-vjeçarja kishte marrë goditje të forta në kokë dhe kishte pësuar edhe një çarje të thellë në pjesën e pasme të kokës,çarje e shkaktuar nga hekurat e karrocës me rrota, që e kishte zënë poshtë gruan gjatë rrëzimit.

Viktima u dërgua në Morgun e Spitalit të Beratit, ku edhe iu nënshtrua autopsisë mjeko-ligjore.

Në banesën e viktimës 62-vjeçe Beruze Bejdo kanë shkuar edhe forcat e policisë,të cilët zbardhën edhe dinamikën e ngjarjes tragjike,që rezultoi të ishte aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco