Po ikte nga Shqipëria, kapet gruaja me 18500 euro

Po ikte nga Shqipëria, kapet gruaja me 18500 euro

11:31, 07/07/2020
A+ Aa A-

Policia ka ndaluar një grua e cila po largohej nga Shqipëria me 18500 euro me vete.

Ndalimi është bërë në Rinas, pasi ajo kishte kaluar skanerin.

Gruaja me inicialet F. Ç., është vënë nën hetim për mos deklarim të parave në kufi.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco