Situata alarmante/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Situata alarmante/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

11:28, 07/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Mirditë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë i ri.

Paraprakisht dyshohet se mësuesja e ka marrë infeksionin gjatë provimeve të maturës. Ndërkohë rasti tjerr në fshatin Tarazh nuk dihet se ku e ka marrë koronavirusin.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3038 të infektuar mes të cilëve 81 kanë humbur jetën dhe vijojnë të jenë aktivë 1213 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco