Infektohen dy gjykatës, mbyllen dy institucione të rëndësishme

Infektohen dy gjykatës, mbyllen dy institucione të rëndësishme

11:14, 07/07/2020
A+ Aa A-

Covid-19 ka mbërritur dhe në dyert e gjykatave.

Burimet bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv dy gjyqtarë në Kavajë dhe në Durrës, çka ka bërë që këto institucione të mbyllin dyert e tyre për dy javë.

Rastet janë zbuluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kavajë, dhe në atë të Apelit të Durrësit, të cilat gjenden pranë njëra-tjetrës.

Në të dyja godinat ka nisur procesi i dezinfektimit dhe punonjësit janë këshilluar që të qendrojnë në banesë derisa të bëhet kryerja e tamponit për një pjesë të tyre.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit të Durrësit, është transferuar në Kavajë, pasi godina e gjykatës në Durrës pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

asi07/07/2020 11:54

Ndoshta ka patur dosje te rendesihme dhe per ti shtyre seancat gjyqesore. gjejne pretekstin e koronavirusit per te cilin ne nuk besojme fare se eshte i rezikshem. Grip si gjithe gripet e tjere eshte.Durresi dhe Kavaja kane dosje te nxehta.

Shto koment

Denonco