Përplasi vogëlushen me makinë dhe e la në rrugë, arrestohet 30-vjeçari

Përplasi vogëlushen me makinë dhe e la në rrugë, arrestohet 30-vjeçari

11:07, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një vajzë 6 vjeçe është përplasur nga një makinë në Durrës ditën e djeshme dhe shoferi e ka lënë atë në rrugë, në lagjen nr.7 dhe është larguar me shpejtësi me Benz-in e tij.

Fatmirësisht, fëmija që u dërgua në spital  e plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Rrugore e Durrësit, lidhur me aksidentin dhe braktisjen e viktimës, e gjeti dhe e arrestoi 30-vjeçarin A.N. me banim në Durrës dhe ndaj tij tashmë rëndojnë dy akuza:

 “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco