Studiuesit dhe klerikët: Satanikët dhe mbi 200 sekte, jashtë kontrollit

Studiuesit dhe klerikët: Satanikët dhe mbi 200 sekte, jashtë kontrollit

10:59, 07/07/2020
A+ Aa A-

Duket se Shqipëria nuk është vetëm një parajsë e krimit vendas dhe të huaj, por edhe e sekteve dhe organizatave fetare që kryejnë veprimtari të dyshimta.

Kështu pakkush e di se në vendin tonë veprojnë mbi dhjetëra organizata dhe sekte fetare, të cilat janë gati jashtë kontrollit të institucioneve shtetërore.

Studiuesit, Erald Kapri, deklaron se në Shqipëri operojnë rreth 200 organizata fetare dhe sekte dhe se nuk ka asnjë ligj apo institucion që rregullon punën e tyre. Ai deklaron, se kontrolli i veprimtarisë së organizatave fetare dhe sekteve është një emergjencë kombëtare prej vitesh, por shteti shqiptar ende nuk po e vë ujin në zjarr.

“Kushtetuta e Shqipërisë e kërkon një ligj të tillë ndaj sa nuk është vonë duhet miratuar drafti që kontrollon financat dhe punën e tyre, ndryshe ngjarja si ajo e Kombinatit apo të rinj të radikalizuar që rekrutohen për luftëra të huaja do jenë një lajm i përditshëm. Shteti shqiptar duhet të institucionalizojë më tej marrëdhëniet me fetë tradicionale, t'i fuqizojë ato, t'u kthejë pronat, të zbatojë me përpikëri marrëveshjet e nënshkruara, ndryshe do vuajmë pasoja afatgjata”, thotë Kapri.

Nga ana tjetër kleriku i njohur, pastori Akil Pano, deklaroi mbrëmjen e djeshme se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin, ndërsa theksoi se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi, sipas tij nuk dukeshin normalë.

Pano gjithashtu hedh dyshime se familja Josifi mund të jetë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se deri ku do të mbërrijnë.

“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale”, deklaroi ai mbrëmë në në emisionin "Open".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco