Ironia e ekspertit: Të besojmë Harvardin apo Komitetin Teknik?

Ironia e ekspertit: Të besojmë Harvardin apo Komitetin Teknik?

10:53, 07/07/2020
A+ Aa A-

Mjeku Erion Dasho ka ironizuar në rrjetet sociale me një deklaratë të bërë nga një anëtare e Komitetit Teknik për koronavirusin.

“Dje, një mjeke infeksioniste, anëtare e Komitetit Shqiptar të Ekspertëve, deklaroi në një emision televiziv se transmetueshmëria e COVID në verë nuk do të ulet.

Ndërkohë, Universiteti i Harvardit ka ndërtuar një model që përllogarit se në Shqipëri, gjatë verës transmetueshmërinë e COVID do të ulet me rreth 30%.

KË TË BESOJMË??!! SHKENCËTARËT E HARVARDIT APO SHKENCËTARËT E KOMITETIT??!!

A KA DIÇKA TË BAZUAR MBI EVIDENCA PËRGJIGJA SHQIPTARE KUNDËR COVID??!!” ironizon ai.

Ekspertët e huaj thonë se virusi përhapet më pak në verë, por druhen se mund të ketë një valë tjetër kur të nisë vjeshta dhe dimri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco