Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku gjate fushates elektorale

Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës

08:50, 07/07/2020
A+ Aa A-

Arrestohet Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 6 korrikut nga Policia, kur ishte shtruar në një spital privat në kryeqytet me probleme kardiake. Sipas disa burimeve, ka qënë avokati i tij që ka njoftuar Policinë.

Policia e Shtetit njoftoi se:

"Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane u krye ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit në kërkim: A. K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka dërguar urdhrin e ekzekutimit të datës 09.11.2019, bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ky shtetas po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë."

Agim Kajmaku e mori detyrën në zgjedhjet e 30 qershorit, por Partia Demokratike zbuloi se ai kishte fshehur një arrestim në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, lidhur me falsifikimin e kartmonedhave. Kajmaku e mohoi arrestimin dhe nuk e prezantoi në formularin e vetdeklarimit, siç e kërkon Ligji i Dekriminalizimit, arrestim që atij i hiqte të drejtën e kandidimit për në poste zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku07/07/2020 09:22

Po çi plas bytha atij që e ka në kajmak? Ai, i shpallur në kërkim për krime, u dënd me tendera miljonëshe, madje edhe i arrestuar do vazhdojë të "fitojë" tendera, mekanizmi është i vajisur e i grasatuar "perfekt" nga kryekrimineli pashkaqeni i madh.

Shto koment

Denonco