Policia sekuestron laboratorin e heroínës së shqiptarëve, ja çfarë gjeti brenda

Policia sekuestron laboratorin e heroínës së shqiptarëve, ja çfarë gjeti brenda

22:57, 06/07/2020
A+ Aa A-

Guardia di Finanza ka goditur një laborator për përpunimin e heroinës në territorin e Provincës së Veronës në një banesë në komunën Cerea ku janë arrestuar dy shqiptarë e një shtetas tunizian.

Mediat vendase kanë bërë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 2.5 kg heroinë e pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heroinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë maríhuanë e hashash.

Mësohet se të tre të arrestuarit aktualisht ndodhen në burgun Montorio të Veronës ndërkohë ende nuk është dhënë dënimi nga gjykata.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco