Mjeti del jashtë rruge në Tiranë, plagoset pasagjerja

Mjeti del jashtë rruge në Tiranë, plagoset pasagjerja

20:11, 06/07/2020
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite. është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Një mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur, duke lënë të plagosur pasagjeren, T.K, 59-vjeç.

Policia njofton se e aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se aksidenti ka ndodhur nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:15, nga Qafë-Kashari në drejtim të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin S.H., ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është përmbysur mjeti dhe është dëmtuar pasagjerja në mjet shtetasja T.K., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco