Makina përplaset me murin dhe merr para dy këmbësorë, vdes 28-vjeçarja

Makina përplaset me murin dhe merr para dy këmbësorë, vdes 28-vjeçarja

19:54, 06/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin Shkodër-Bardhaj, me pasojë vdekjen e një personi. Një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga, duke përplasur një mur dhe ka goditur për vdekje një këmbësore. Mjeti ka plagosur një këmbësor tjetër.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco