Koronavirusi jashtë kontrollit, infektohet një mjek në Bulqizë

Koronavirusi jashtë kontrollit, infektohet një mjek në Bulqizë

18:51, 06/07/2020
A+ Aa A-

Vijon të shtohen rastet e infektimeve me koronavirus.

Virusit nuk po i shpëtojnë as bluzat e bardha, që deri tani numërojnë dy viktima. Siç mëson Syri.net, rasti më i fundit vjen nga një mjek në Bulqizë.

Rasti i sotëm në Bulqizë është mjek i qendrës vendore të Njësisë së Kujdesit Shëndetësor.

Ndërkohë është bërë dezinfektimi i qendrës dhe po bëhet hetimi epidemiologjik.

Dyshohet se mjeku është infektuar në Tiranë gjatë fundjavës.

Nuk janë marrë ende tamponet e familjarëve dhe personave të kontaktit, pritet që të merren nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco