Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Futën sende të ndaluara në burg, pezullohen 5 punonjës të burgut dhe ish-drejtori

Futën sende të ndaluara në burg, pezullohen 5 punonjës të burgut dhe ish-drejtori

18:36, 06/07/2020
A+ Aa A-

Pesë punonjës të Burgut të Rrogozhinës janë pezulluar nga puna, pasi janë kapur duke futur sende të ndaluara në brendësi të institucionit.

Pezullimi u bë pas disa muajsh hetime nga ana e shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ku u zbuluan një skemë për futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive të burgut të Rrogozhinës.

Për këtë gjykata e Kavajës ka pezulluar nga detyra 5 punonjës të burgjeve, mes tyre edhe ish-drejtorin dhe shefin e policisë, të cilët kanë abuzuar me detyrën duke cënuar rëndë sigurinë në burgun e Rrogozinës.

Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.

Janë pezulluar nga detyra:

-Aleksander Rreza, ish drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

-Petrit Skenderi , me detyrë ish-shefi policise ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë,

-Rezart Vogli me detyrë Specialist Finance në IEVP Rogozhinë

-Ilir Zhupani, me detyrë Specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rogozhinë

-Albert Doci me detyrë efektiv.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco