E mbytët turizmin me shalë dhe budallaçka/ Habit ekspertja e turizmit: Dyfishoni çmimin, që të mos vijnë më

E mbytët turizmin me shalë dhe budallaçka/ Habit ekspertja e turizmit: Dyfishoni çmimin, që të mos vijnë më

16:46, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ekspertja e turizmit, Flora Xhamani Baba, u ka bërë një thirrje agjensive shqiptare të turizmit që të tregohen më të përgjegjshme me çmimet e udhëtimeve për qytetarët.

Sipas Xhamannit ‘është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët!’.

Ajo shkon edhe më tej teksa kërkon që nga 25 mijë lekë të dyfishohet çmimi për transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra duke shtuar se turistët mos shkofshin kurrë mjafton ta eksplorojnë ata që duan natyrën dhe ta mbrojnë atë.

Reagimi i plotë

Thirrje miqësore agjencive shqiptare:

Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët!

Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco