COVID-19/ Mbyllet pavioni i aborteve, dy mamitë pozitive dërgohen në Spitalin Infektiv

COVID-19/ Mbyllet pavioni i aborteve, dy mamitë pozitive dërgohen në Spitalin Infektiv

15:17, 06/07/2020
A+ Aa A-

Mes tetë rasteve që kanë rezultuar pozitivë në Elbasan ne 24 oret e fundit, dy prej tyre janë mami të maternitetit.

Burime konfirmojnë se mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas zbulimit të dy punonjësve të prekur edhe ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco