Shqiptari i dehur plagos dy pakistanezë me thikë

Shqiptari i dehur plagos dy pakistanezë me thikë

13:02, 06/07/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi mbrëmë ka plagosur me thikë dy pakistanezë në një bar në Modena.

Shqiptari, dukshëm i dehur, hyri në bar Excelsior në kryqëzimin midis rrugëve Gramsci e Toniolo, dhe doli pas disa minutash. Në dalje të lokalit, ai provokoi fillimisht me fjalë një grup pakistanezësh, të cilët nuk reaguan.

Më pas, nën efektin e alkoolit, i kërcënoi me thikë. Në sherrin që pasoi mbetën të plagosur në krahë dy pakistanezë, me prognozë mjekësore 5 dhe 7 ditë.

Shqiptari u ndalua pak minuta më vonë nga policia, pa thikën me vete, dhe u denoncua në gjendje të lirë për dhunë personale të rënduar nga dehja.

Ai nuk ka precedentë penalë dhe ka kërkuar azil në Itali më 2018, refuzuar më 2019, çka bën që të konsiderohet si person i paligjshëm në territorin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco