‘Bomba biologjike’ e QSUT infektoi edhe mjekun e ndjerë

‘Bomba biologjike’ e QSUT infektoi edhe mjekun e ndjerë

13:01, 06/07/2020
A+ Aa A-

Dalin në dritë detaje të reja nga humbja e jetës së mjekut nga Puka, Hysni Shkjau. Ai u bë mjeku i dytë që vdes nga koronavirusi i ri.

Burime të SYRI TV thonë se Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore ku ai punonte, pasi infermierja u infektua në QSUT kur kishte një konsultë në këtë spital.

Ndërkohë duhet përmendur fakti që Shkjau punonte pneumolog dhe në momentin që ky i fundit doli në pension, punonte si mjek i familjes në qendrën shëndetësore të Pukës.

Nga informacionet bëhet me dije se mjeku Shkjau ka punuar deri në momentin e fundit qe ka pasur probleme shëndetësore dhe shenja klinike të Covid-19.

Hera-herës spitali i Pukës, por edhe qendra shëndetësore në këtë qytet kanë qenë një vatër e infektimeve.

Qyteti i Pukës ditët e fundit po rikthehet në një qytet me numër të lartë të personave të infektuar me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco