‘Dhunë në familje, aksident me vdekje dhe  drogë’, arrestohen 6 persona

‘Dhunë në familje, aksident me vdekje dhe drogë’, arrestohen 6 persona

11:42, 06/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka proceduar 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Kanabis në automjet

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, vunë npranga shtetasin E. B., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Dhunë fizike dhe psikologjike në familje

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Aksident me vdekje

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 26 vjeç, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, drejtuesin e motorit, shtetasin A. P.

Drejtim mjeti në gjendje të dehur

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. P., I. T. dhe T. H., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco